INFORMACION PER TE HYRE NE HUNGARI
INFORMACION I PERGJITHSHEM PER TE HYRE NE HUNGARI
Nga 21 Dhjetor 2007 Hungaria eshte nje anetare e Zones Shengen dhe aplikon ne menyre te plote legjislacioin Shengen. Nga 21 Dhjetor 2007, 24 shtete, 22 nga 27 shtetet anetare te Bashkimit Europian (si me tej: Austria, Belgjika, Republika Ceke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Malta dhe Hollanda, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia), ashtu sikurse dhe Norvegjia and Islanda jane parashikuar te marrin pjese ne zonen Shengen. Nderkohe qe shtate anetare te Bashkimit Europian: Bullgaria, Qipro, Irlanda, Rumania dhe Britania e Madhe, ende nuk marrin pjese ne bashkepunimin e zones Shengen.
Ndryshime domethenese ne lidhje me anetaresimin e Hungarise ne Shengen jane:
Fleta e vizes, e cila duket e njejte per te tere Shtetet Shengen, mban fjalet "e vlefshme per Shtetet Shengen". Kodet alfanumerike tregojne gjithashtu vendin ne te cilen eshte leshuar viza.
Viza Shengen dhe rregullat hyrese jane te aplikueshme vetem per nje qendrim pa kaluar 90 dite. Per nje qendrim me te gjate qe tejkalon 90 dite, rregullat jane te caktuara nga ligji kombetar te shteteve anetare ne fjale.
Hyrja pa vize
Shtetasit e vendeve anetare te Bashkimit Europian dhe Zones Ekonomike Europiane dhe te shteteve te vijim mund te udhetojne ne Hungari pa vize:
Andora, Argjentina, Australia, Brazili, Brunei, Kanada, Kili, Kosta Rika, Kroacia, Guatemala, Holy See, Honduras, Hong Kong (perjashtimi zbatohet vetem per mbajtesit e "Rajoni Special Administrativ I Hong Kongut"), Islanda, Izraeli, Japoni, Makao (perjashtimi zbatohet vetem per mbajtesit e pashaportes "Regio Administrativa Especial de Macau"), Malajzi, Meksike, Monako, Zelande e Re, Nikaragua, Norvegjia, Panama, Paraguai, Salvadori, San Marino, Singapori, Korea e Jugut, Zvicra, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Uruguai, Venezuela.
Personat pa shtetesi dhe refugjatet qe banojne ne Shtetet Anetare, sipas nje dokumenti udhetimi te leshuar nga Shteti Anetar ne fjale kane te drejte te hyjne pa vize. Shtete Anetare do te thote: Shtetet e Shengen-it, vendet qe hyne ne BE ne Maj te 2004 si dhe Rumania dhe Bullgaria.
Mbajtesi ne pronesi te vizes se vlefshme D+C leshuar nga nje prej shteteve Shengen, ka te drejte te hyj pa vize brenda tre muajve te pare te vlefshmerise se vizes. Mbajtesi ne pronesi te vizes D mundet vetem te kaloj transit nepermjet Hungarise per ne vendin e destinacionit pa vize.
Te huajt, ne pronesi te nje leje qendrimit te vlefshme dhe dokumentave te tjere te listuar ne Aneksin 4 te Udhezimeve te Pergjithshme Konsullore, kane te drejte te qarkullojne pa vize Brenda zones Shengen pa kaluar 3 muaj ne cdo 6 muaj.
Sipas marreveshjeve dy paleshe mbi vizat, mbajtesit e pashaportave diplomatike dhe te sherbimit kane te drejte hyrjeje pa vize. Ju lutem kontrolloni faqen e internetit te Ministrise se Puneve te Jashtme (http://www.kulugyminiszterium.hu/ ).
Tranziti pa vize
Te huajt ne pronesi te nje leje qendrimi te vlefshme leshuar nga Zvicra ose Lihtenshtajn, mund te hyjne transit nepermjet Hungarise pa pasur nje vize tranziti Hungareze apo vize transit aeroporti. Te njejtat rregulla aplikohen per mbajtesit e nje vize te vlefshme perpara 20 Dhjetor 2007 nga nje prej vendeve qe iu bashkangjit Zones Shengen pas 21 Dhjetor 2007. Vlefshmeria e vizes dhe lejes se qendrimit qe zevendeson vizen Hungareze transit duhet te mbuloje kohezgjatjen e tranzitit.
Kohezgjatja e tranzitit pa vize nuk mund te jete me teper se 5 dite.
Tranzit do te thote te hysh nga vendi x ne Hungari dhe te dalesh nga Hungaria per ne shtetin Y (te vish nga Austria per ne Ukraine permes Hungarise).
Kushtet e hyrjes per te huajt nen obligimet e vizes per nje periudhe deri ne 90 dite
Ju lutem vini re se viza eshte vetem nje leje fillestare hyrjeje, e cila nuk autorizon mbajtesin e saj per te hyre automatikisht vendin. Udhetarit mund ti kerkohet te paraqese prova te ekzistences se kushteve te hyrjes dhe qendrimit te tij ne Hungari dhe nese ai nuk mund ti siguroje keto, ai mund te kthehet nga kufiri.
Rregulla baze per leshimin e vizave Shengen
Llojet e vizave Shengen
Kujdes! Ne rast se ju duhet te beni tranzit ne Aeroportin Ferihegy I ose fluturimi juaj mberrin ne Ferihegy I dhe fluturimi juaj i tranzitit behet ne Ferihegy 2 (dhe anasjelltas), te qenit ne pronesi te nje vize transit eshte e domosdoshme.
Ku duhet te dorezosh nje aplikim vize?
Aplikimet e vizes Shengen duhet te dorezohen ne perfaqesite e vendit qe eshte destinacioni kryesor i vizites (ne rast se vizitoni disa shtete me qendrime afersisht te njejta konsullata pergjegjese per leshimin e vizes eshte ajo e vendit te hyrjes se pare ne zonen Shengen).
Ndaj, ne baze te rregullave Shengen te shpjeguara me larte aplikuesit qe kane Hungarine si vend kryesor destinacioni, apo vendin e pare te hyrjes ne rast te nje udhetimi ne disa vende anetare te Shengenit, mund te dorezojne aplikimet e vizes se tyre ne perfaqesite Hungareze.
Shembull praktik: Nese deshiron te udhetosh neper Europe per tre jave, duke shpenzuar dy jave ne Austri dhe nje jave ne Hungari, ju duhet te shkoni ne konsullaten Austriake.
Ndonjehere eshte e veshtire te percaktosh destinacionin final, per shembull ku udhetari synon te bej disa qendrime te shkurtra te njepasnjeshme te se njejtes kohezgjatje te perafert ne shtete te ndryshme te Shengen-it, ne kete rast ju duhet te shkoni ne konsullaten e shtetit te pare qe ju synoni te vizitoni.
Shembull praktik: Nje bisnesmen planifikon nje udhetim ne Europe per te takuar partnere bisnesi ne disa kryeqytete Europiane, ne secilen prej tyre ai do te qendroje per nje ose dy dite. Ai ka rezervuar nje udhetim ne Frankfurt, nga ku ai do te vazhdoje me tej udhetimin e tij. Ne kete rast, konsullata me e pershtatshme eshte konsullata Gjermane.
Nga 21 Dhjetor 2007, zyra konsullore e Ambasades se Republikes se Hungarise ne Tirane perfaqeson Republiken e Sllovenise ne procedurat e vizave per shtetasit Shqiptare qe aplikojne per nje vize sllovene.
Sipas rregullave te Shengen-it, pikat kufitare normalisht nuk leshojne viza, me perjashtim per familjaret e shtetasve te Zones Ekonomike Europiane dhe nen rrethana te jashtezakonshme per shtetas te vendeve te treta te tjera (p.sh. hyrje me qellim per ndjekjen e nje sherbimi funeral te nje familjari te ndare nga jeta, kur mund te vertetohet se nuk kishte asnje mundesi per te aplikuar per vize me perpara).
Kush mund te dorezoje nje aplikim per vize?
Rregulli i pergjithshem eshte qe perfaqesia e huaj ka kompetencen to procedoje aplikimet e personave te meposhtem:
Personat e renditur me lart mund te dorezojne aplikim vize sipas menyrave ne vazhdim:
Kujdes!
Dokumentat qe nevojiten per aplikime vizash
I. Kerkesa te pergjitheshme:
Mbulimi financiar i shpenzimeve mund te certifikohet me nje nga dokumentat e meposhteme:
Qellimi i hyrjes mund te certifikohet nepermjet dokumentave te meposhtem:
Kur aplikon per nje vize tranzit:
Kur aplikon per vize me qendrim te shkurter (Shtetasit Shqipetare):
a) per anetaret e delegacioneve zyrtare ku, sipas nje ftese zyrtare drejtuar Republikes se Shqiperise, duhet te marrin pjese ne takime, konsultime, negocime apo programe shkembimi, ashtu sikurse edhe ne aktivitete te mbajtura ne territorin e Shteteve Anetare nga organizata nderqeveritare:– nje leter leshuar nga nje autoritet Shqiptar qe konfirmon se aplikanti eshte nje anetar i delegacionit Shqiptar qe udheton ne territorin e Shteteve Anetare per te marre pjese ne aktivitetet e larte permendura, shoqeruar nga nje kopje e fteses zyrtare; b) per njerezit qe merren me biznes dhe perfaqesuesit e organizatave te biznesit:– nje kerkese e shkruar nga nje person ligjor apo kompani mikpritese, organizate, ose nje zyre apo dege e personi ligjor apo kompanie, autoritete lokale ose shteterore te Shteteve Anetare ose komitete organizatore te ekspozimeve tregtare dhe industriale, konferenca dhe simpoziume te mbajtura ne territoret e Shteteve Anetare, te nenshkruara nga nje Dhome Tregtie e Republikes se Shqiperise;c) per gazetare:– nje certifikate ose nje tjeret dokument leshuar nga nje organizate profesionale qe verteton se personi ne fjale eshte nje gazetare kompetent dhe nje dokument leshuar nga punedhenesi i tij/asaj qe deklaron se qellimi i udhetimit te tij eshte te kryeje pune gazetaresked) per personat qe marrin pjese ne aktivitete shkencore, artistike – kulturore, perfshire universitete dhe programe te tjera shkembimi:– nje kerkese me shkrim nga organizata mikpritese per te marre pjese ne aktivitetet; e) per perfaqesuese te organizatave te shoqerise civile kur ndermarrin udhetime per qellime trajnimesh profesionale, seminare, conferenca, perfshire programet e shkembimit: – nje kerkese me shkrim leshuar nga organizata mikpritese, nje konfirmim qe personi eshte duke perfaqesuar organizaten e shoqerise civile dhe certifikaten mbi themelimin e kesaj organizate nga Regjistri perkates leshuar nga autoriteti shteteror ne perputhje me legjislacionin kombetar;f) per nxenesit, studentet, studentet pasuniversitare dhe mesuesit shoqerues te cilet ndermarrin udhetime per qellime studimi ose trajnime, perfshire programet e shkembimit si dhe aktivitete te tjera te lidhura me shkollen; – nje kerkese me shkrim ose nje certifikate te regjistrimit nga universiteti mikprites, akademia, instituti, kolegji ose shkolla ose kartat e studentit apo certifikatat te kurseve per tu ndjekur; g) per pjesemarresit ne aktivitete nderkombetare sportive dhe personat shoqerues te tyre ne funksione profesionale: – nje kerkese me shkrim nga organizata mikpritese: autoritete kompetente, federata kombetare sportive ose Komitete Kombetare Olimpike te Shteteve Anetare; h) per pjesemarres ne programe shkembimi zyrtare organizuar nga qytete te binjakezuara: – nje kerkese me shkrim i Kryetarit te Administrates/Kryetar i Bashkise se ketyre qyteteve; i) per te aferm te afert – bashkeshorte, femije (perfshire te adoptuar), prinder (perfshire kujdestare), gjysher dhe niper/mbesa, - qe vizitojne shtetasit Shqiptare me qendrim te ligjshem ne territorin e Shteteve Anetare: – nje kerkese me shkrim nga personi mikprites; j) per vizita me qellime ushtarake dhe varrime civile: – nje dokument zyrtar qe konfirmon ekzistencen dhe mbajtjen e varrimit ashtu sikurse dhe lidhjen familjare apo lidhje tjeter ndermjet aplikuesit dhe te vdekurit; k) per personat e persekutuar politikisht gjate regjimit komunist ne Republken e Shqiperise:– certifikaten e leshuar nga instituti per Integrimin e Personave te Persekutuar ne perputhje me Nenin 3 te Ligjit nr 7748 te 29.07.1993, qe tregon statusin e te qenit nje person politikisht i perndjekur gjate regjimit komunist ne Republiken e Shqiperise dhe nje ftese nga nje autoritet pergjegjes, organizate kombetare ose nderkombetare perfshire OJQ-te e nje Shteti Anetar ose nga nje Institucion Europian per te marre pjese ne aktivitete te pershtatshme duke perfshire aktivitete te lidhura me statusin e tyre; l) per shofere qe drejtojne ngarkesa nderkombetare dhe pasagjere te sherbimit te transportit per ne territoret e Shteteve Anetare ne automjete te regjistruara ne Republiken e Shqiperise:– nje kerkese me shkrim nga bashkimi (shoqata) kombetar i transportuesve te Republikes se Shqiperise me te dhena mbi transportin rrugor nderkombetar, qellimin, kohezgjatjen dhe frekuencen e udhetimeve;m) per personat qe udhetojne per turizem: – nje certifikate apo fature nga nje agjensi udhetimi ose nje operator udhetimesh te akredituar nga Shtetet Anetare ne kontekstin e bashkepunimit lokal konsullor qe verifikon rezervimin e nje udhetimi te organizuar; n) per persona qe vizitojne per arsye shendetesore dhe personat e domosdoshem shoqerues: – nje dokument zyrtar i institucionit shendetesor qe verifikon domosdoshmerine e kujdesit mjekesor ne kete institucion, domosdoshmerine e te qenit i shoqeruar dhe verifikim i mjeteve te mjaftueshme financiare per te paguar trajtimin mjekesor; o) per anetare te profesioneve qe marrin pjese ne ekspozime nderkombetare, konferenca, simpoziume, seminare ose aktivitete te tjera te ngjashme te mbajtura ne territorin e Shteteve Anetare:– nje kerkese me shkrim nga organizate mikpritese qe verifikon qe personi ne fjale do te marre pjese ne ate aktivitet; p) per anetare te trenit, frigoriferit dhe ekuipazheve te lokomotivave ne trena nderkombetare, qe udhetojne ne territore te Shteteve Anetare: – nje kerkese me shkrim nga kompania hekurudhore pergjegjese e Republikes se Shqiperise qe deklaron qellimin, kohezgjatjen dhe frekuencen e udhetimeve; q) per persona qe vizitojne per qellime ceremonish funerale: – nje dokument zyrtar qe verifikon faktin e vdekjes ashtu sikurse edhe verifikim te lidhjes familjare apo te nje lidhje tjeter ndermjet aplikuesit dhe te vdekurit; r) per perfaqesues te komunitetit fetar: – nje kerkese me shkrim nga nje nje komunitet fetar i regjistruar ne Republiken e Shqiperise, qe deklaron qellimin, kohezgjatjen dhe frekuencen e udhetimeve.
Kerkese me shkrim e permendur me lart duhet te permbaje te dhenat e meposhtme:
a) per personin e ftuar – emrin dhe mbiemrin, daten e lindjes, seksin, shtetesine, numrin e dokumentit te identitetit, kohen dhe qellimin e udhetimit, numrin e hyrjeve dhe aty ku eshte e pershtatshme emrin e bashkeshortit dhe femite qe shoqerojne personin e ftuar;b) per personin qe fton – emrin, mbiemrin dhe adresen; ose c) per personin juridik qe fton, kompani ose organizate – emrin e plote dhe adresen dhe– nese kerkesa eshte leshuar nga nje organizate, emrin dhe pozicionin e personit qe firmos kerkesen,– nese personi qe fton eshte nje person juridik ose kompani ose nje zyre apo nje dege e ketij personi juridik apo kompanie te vendosur ne territorin e nje Shteti Anetar, numri i regjistrimit sic kerkohet nga ligji kombetar i Shtetit Anetar ne fjale.
Tarifat e vizes
1. Aplikim per nje viza aeroporti tranzit (A), vize tranzit (B) ose vize me qendrim te shkurter (C) 35 EUR2. Aplilim per vize me qendrim te zgjatur per qellim punesimi sezonal 40 EUR
Perjashtime te pergjithshme nga tarifat e vizes
Perjashtime te tjera nga tarifat e vizes
a) te aferm te ngushte – bashkeshorte, femije (perfshire te adoptuar), prinder (perfshire kujdestare), gjysher dhe niper/mbesa te shtetasve Shqiptare me rezidence te ligjshme ne territorin e Shteteve Anetare; b) anetare te delegacioneve zyrtare te cilet duke ndjekur nje ftese zyrtare drejtuar Republikes se Shqiperise, duhet te marrin pjese ne takime, konsultime, negociata ose programe shkembimi, ashtu sikurse edhe ne aktivitete te mbajtura ne territorin e Shteteve Anetare nga organizata nderqeveritare; c) anetare te Keshillit te Ministrave, Parlamentit, Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte, nese ata nuk jane te perjashtuar nga kerkesa per vize nga Marreveshja e deritanishme; d) nxenesit, studentet, studentet pasuniversitare dhe mesuesit shoqerues te cilet ndermarrin udhetime per qellime studimi ose trajnime; e) femije nen moshen 6 vjecare; f) peronat e gjymtuar dhe personi qe shoqeron ata, kur eshte e domosdoshme; g) personat qe kane paraqitur dokumentat qe verifikojne domosdoshmerine e uhetimit te tyre mbi baza humanitare, perfshire ata qe marrin trajtim mjekesor urgjent dhe personi qe shoqeron kete person, apo te marre pjese ne funeralin te nje te afermi te ngushte, ose te vizitoj nje te aferm te ngushte te semure rende; h) pjesemarresit ne evenimente sportive nderkombetare dhe personat shoqerues me funksione profesionale; i) persona qe marrin pjese ne aktivitete shkencore, artistike-kulturore perfshire universitetin dhe programe te tjera shkencore; j) pjesemarres ne programe shkembimi zyrtare organziuar nga qytete te binjakezuara; k) persona te persekutuar politikisht gjate regjimit komunist; l) pensioniste; m) perfaqesues te organizatave te shoqerise civile qe udhetojne per te ndjekur takime, seminare, programe shkembimi apo kurse trajnimesh;n) gazetare;o) perfaqesuese te komuniteteve fetare te regjistrues ne Republike e Shqiperise; p) shofere qe drejtojne ngarkesa nderkombetare dhe pasagjere te sherbimit te transportit drejt territorit te Shteteve Anetare ne automjete te regjistruar ne Republiken e Shqiperise; q) anetare te trenit, frigoriferit dhe ekuipazhe te lokomotives ne trena nderkombetare, qe udhetojne drejt territorit te Shteteve Anetare; r) anetare te profesioneve qe marrin pjese ne ekspozime nderkombetare, konferenca, simpoziume, seminare apo evenimente te tjera te ngjashme te mbajtura ne territorin e Shteteve Anetare.
Vendim marrja per aplikimet e vizes
Vendimi per aplikimet e vizes eshte nen kompetencen e konsujve, as administratoret Hungareze as ata lokale nuk mund te marrin vendime mbi aplikimet. Ne menyre qe te kontrollohen aplikimet per viza, konsulli
Sipas ligjit vendimi mbi aplikimin e vizes nuk duhet te tejkaloje 30 dite.
Refuzimi i aplikimit te vizes
Ne rast te nje ndalim hyrjeje ose dyshime ne lidhje me aplikimin, konsullata do te refuzoje aplikimin e vizes. Prezantime te dokumentave te falsifikuara eshte nje arsye per refuzim ne vetvete. Lajmerim mbi arsyen per refuzim mund te merret ne konsullate vetem nga vete aplikuesi. Sipas kerkeses se aplikuesit lajmerimi mund te leshohet gjithashtu edhe ne forme te shkruar. Ne rast refuzimi konsullate nuk do te rimbursoje tarifen e vizes. Nuk ka asnje kompensim ligjor kunder refuzimit te nje aplikimi, megjithate, nje ankese ne lidhje me proceduren mund te depozitohet. Ankesat do te analizohen ne instancen e pare nga Kryetari i Konsullates, ne instancen e dyte nga Mnistria e Puneve te Jashtme. Ne rast te nje refuzimi nje aplikim i ri mund te dorezohet ne cdo kohe. Ne rast te nje aplikimi te ri tarifa e vizes duhet te paguhet perseri.
Te kalosh kufirin e jashtem
Kodi i Komunitetit mbi regullat qe qeverisin levizjen e personave pertej kufinjve (publikuar ne OJ L 105 te 13 Prill 2006) vendos kushtet per te hyre ne territorin e Shteteve Anetare. Te mbash nje pasaporte te vlefshme dhe vize (ne rast te shteasve te vendeve te treta ku viza eshte e kerkuar) jane vetem dy prej kushteve te hyrjes. Kushtet e hyrjes jane te kontrolluara fillimisht nga konsullatat te cilat ekzaminojne aplikimet e vizave. Te leshuarit e nje vize presupozon qe konsullate konsideroi qe kushtet e hyrjes ishin te permbushura ne kohen qe u dha viza. Kushtet e hyrjes jane te kontrolluara per nje here te dyte kur personat paraqiten vete ne kufirin e jashtem (toke, det, aeroport) te Shteteve Anetare. Nese nje polic kufiri vendos qe nje person qe eshte i pajisur me vize nuk permbush kushtet e hyrjes (per shembull: personi nuk ka mjetet e mjaftueshme te jeteses per kohezgjatjen e qendrimit te tyre), atyre do t'ju refusohet hyrja, edhe pse ata kane nje vize ne pashaporten e tyre. Kujdes! Mbajtesit e vizes duhet te mbajne me vete dokumenta mbeshtetes qe tregojne (verifikojne) se ata plotesojne kushtet e hyrjes, ne menyre qe ti paraqesin ato ne rast se ju kerkohet gjate kontrolleve ne kufirin e BE-se.
Hyrje per qendrim te gjate (duke tejkaluar 90 dite)
Rregullat mbi nje qendrim qe i tejkalon 90 dite bie mbi kompetencen e autoriteteve kombetare, prandaj nuk ka procedure te njejte midis Shteteve Anetare te Shengen-it. Shtetasit e huaj qe kerkojne te hyjne ne Hungari me qellim te nje qendrimi te gjate mund te dorezojne nje aplikim leje qendrimi. Ne rast te nje aplikimi te suksesshem, ai/ajo do te marre nje vize, qe e autorizon ate per nje hyrje te vetme per te marre lejen e qendrimit dhe te rri maksimalisht 30 dite ne Hungari. Vendimi mbi lejet e qendrimit bie mbi lirine e veprimit te drejtorive rajonale te Zyres se Emigracionit.
Kujdes! Anetaret e familjes se shtetasve te Zones Ekonomike Europiane dhe Bashkimit Europian (BE/EEA) me te drejten e levizjes se lire mund te hyjne ne Hungari me nje qendrim te shkurter (C), edhe pse synojne te qendrojne ne Hungari me shume se 90 dite. Ne raste te tilla, brenda 93 diteve qe nga hyrja, anetari i familjes duhet te aplikoje per nje karte rezidence nga drejtoria rajonale e zyres per Emigracion.
Kujdes! Te huajt qe kane qene duke qendruar tashme ne Hungari mund te dorezojne aplikimet e tyre per leje qendrimi direkt tek drejtoria rajonale e Zyres per Emigracionin dhe Nenshtetesine, ne qofte se a) aplikuesi mund te vertetoje arsyet e jashtezakonshme te kerkeses, nder te tjera, bashkim familjar ose trajtim mjekesor, b) qellimi i qendrimit eshte kerkimi c) nese aplikuesi ne fjale eshte shtetas i nje prej vendeve te listuara ne Aneksin II te Rregullores se Keshillit KE nr 539/2001 (vendet pa nevoje vize).
Dokumentat mbeshtetese
Ne varesi te qellimit te hyrjes, dokumentat e meposhtem jane te nevojshme per aplikimin e lejes se qendrimit:
Ne rast te nje leje qendrimi per qellimin e nje aktiviteti te paguar:
Ne rast te nje leje qendrimi per qellime studimi:
Ne rastin e nje leje qendrimi per bashkime familjare:
Ne rast te nje leje qendrimi per vizite:
Ne rast te nje leje qendrimi per trajtim mjekesor:
Ne rast te nje leje qendrimi per kerkime:
Ne rast te nje leje qendrimi per pune vullnetare:
1. Konsulli mund te kerkoje paraqitjen e dokumentave te metejshme shtese pervec atyre te nenvizuara me siper. 2. Dokumentat duhet tu bashkangjiten aplikimeve te dorezuara ne origjinal, nese eshte e mundshme. Nese klienti ka nevoje per dokumentin origjinal me vone, atehere nje fotokopje duhet gjithashtu ti bashkangjitet perkrah dokumentit origjinal te paraqitur. 3. Konsullata rezervon te drejten te analizoje autenticitetin (vertetesine) e te dhenave te paraqitura dhe dokumentave te dorezuara. Komunikimi i te dhenave false ne vetvete do te perbeje refuzim te aplikimit te vizes.
Tarifa qe paguhet nga aplikuesit eshte 60 EURO. Sipas nje rregulli te pergjithshem, drejtoria rajonale procedon aplikimin brenda 30 diteve. Nese qellimi i rezidences eshte studim apo kerkim, drejtoria duhet te marre vendim brenda 15 diteve.
Ne rast refuzimi, klienti mund te depozitoje nje apel brenda 5 diteve nga lajmerimi. Apeli duhet te dorezohet dret per drejt ne drejtorine rajonale procedurese te Zyres se Emigracionit dhe Nenshtetesise.
Dosje te te dhenave, mbrojtja e te dhenave
Sipas nenit 95 te Aktit mbi hyrjen dhe qendrimin e shtetasve te vendeve te treta (Nr. II te 2007) Zyra per Emigracionin dhe Natyralizimin (OIN) ashtu sikurse dhe autoriteti konsullor duhet te menaxhojne te dhenat e meposhteme te shtetasve te huaj, basuar ne aplikimet e vizave dhe vizave te leshuara:
Konsullata mund te zbuloje te dhena nga regjistrat e saj nen detyrimin e ligjit dhe agjensive te investigimit kriminal, agjensive te sigurise kombetare dhe autoritetit te refugjateve, agjensive te percaktuara nga ligji apo marreveshja nderkombetare brenda tipit te informacionit specifik te perkufizuar aty, per me teper per Shengen/ konsullatat e BE ne juridiksion.
Nese kerkohet nga aplikuesi, Zyra e Emigracionit dhe Natyralizimit (OIN) dhe konsullata brenda juridiksionit te saj duhet te siguroje informacion ne lidhje me te dhenat e saj ne ruajtje, ne mos Akti i Papajtueshmerise ndalon hapjen a te dhenave te tilla. Ne qofte se konsullata perkufizon, ose nga iniciativa e aplikuesit apo ex officio, qe ndonje e dhene e vecante ne dosje eshte jo e sakte ose ka ndryshuar, ajo merr persiper masa te korigjoje te dhenat ose ta heqe nga dosja, atehere kur eshte e pershtatshme.
Kerkesat e Fotografise per aplikimet e vizes
Kerkohet nje fotografi. Fotografia duhet te jete:
Syzet jane te lejuara, me kusht qe syte te shihen qarte dhe pa reflektim te thjerres se syrit. Shamia e kokes eshte e lejuar vetem per arsye fetare, me kusht qe te gjitha detajet e fytyres te shihen qarte dhe qe shamia e kokes nuk krijon asnje hije mbi fytyre.
Fotografia per vize duhet permbush kerkesat e lartepermendura. Ne qofte se ato nuk jane plotesuar, aplikuesit do ti kerkohet te paraqese nje fotografi te re qe te zbatoje kerkesat.
Shembuj te fotografive te pranueshme:
Shembuj te fotografive te pa pranueshme:
Sfond konfuz Hije mbi fytyre Floket mbulojne gjysmen e fytyres