Ne kujtim te 20 vjetorit te renies se perdes se hekurt ne kufirin austro-hungarez ne daten 26 qershor 2009, ne bashkepunim me ambasaden Austriake organizuam nje konference shtypi, ku pervec mediave elektronike ishin te ftuar edhe perfaqesues te trupit diplomatik si dhe nga organizata te ndryshme nderkombetare.
Ne Ambasaden tone te ftuar nderi ishin dhe Z. Klaus Derkowitsch Ambasadoi Austriak dhe Ambasadori Hungarez Z. Molnari Sandor te cilet kujtuan ngjarjen e 20 vjeteve me pare, duke e lidhur me aktualitetin dhe me ndikimin e madh qe pati hapja e kufirit ne Europen Lindore , ne ndryshimin e sistemit duke filluar me dy shtetet gjermane deri te Europa e bashkuar. Bisedat u shoqeruan me pamje qe u moren nga panairi i fotogarfise “ Hapja e kufirit 2009 “ qe u organizua nga departamenti i Komunikimit dhe i Marredhenieve me jashte, pas fjalimeve te dy Ambasadoreve u shfaq filmi dokumentar “Tulla e pare nga muri i Berlinit”